
Aksident i rëndë në Maliq, një person transportohet në spital në gjendje kritike për jetën
👁1083
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (12 mars) në afërsi të fshatit Leminot, në Maliq.
Mësohet se një motor ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi