Java Kulturore Britaniko-Ukrainase në Tiranë, Abbott: Kulturat afrojnë popujt përtej kufijve
Kultura, arti dhe krijimtaria janë në qendër të Javës Kulturore Britaniko-Ukrainase, një nismë që sjell në Tiranë një program aktivitetesh artistike dhe synon të forcojë lidhjet mes Shqipërisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës. Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, gjatë fjalës së tij, theksoi se zgjerimi i Javës Britanike në një aktivitet të përbashkët me Ukrainën përfaqëson një mundësi të veçantë për të afruar kulturat dhe për të forcuar lidhjet mes njerëzve. “Këtë vit, doja që të bënim diçka ndryshe. Ajo që zakonisht ka qenë Java Britanike u bë diçka më e madhe, një javë e dedikuar për të treguar se sa të afërta mund të bëhen kulturat, edhe kur vetë vendet ndodhen kaq larg njëra-tjetrës në hartë”, u shpreh Abbott. Ai vlerësoi përgatitjet e...
Burimi:
kultplus.com