Burimi:
Diasporashqiptare.al

Java e Dizajnit në Milano: Shqipëria shkëlqen me kulturën dhe gastronominë e saj
👁8100
Java e Dizajnit në Milano, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare të artit dhe kreativitetit, u mbyll këtë fundjavë me një sërë aktivitetesh që sollën në vëmendje kulturën dhe identitetin shqiptar. Krahas aktiviteteve të panairit zyrtar, vëmendje të veçantë morën ngjarjet e organizuara në kuadër të “Fuorisalone 2025”, në qendrën kulturore Slow Mill në Milano.Shqipëria u prezantua në këtë skenë të rëndësishme ndërkombëtare me ekspozita pikture, stand-up comedy, muzikë live, filma dhe aktivitete kulinarie që tërhoqën vëmendjen e publikut italian dhe ndërkombëtar.Në qendër të vëmendjes ishte edhe shefi i njohur shqiptar Sokol Prenga, i cili prezantoi platformën “Albchef2025” –...