Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

Jasir Asani nuk ndalet në Iran, sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës dhe i afrohet kreut të golashënuesve

Jasir Asani po kalon një moment pozitiv me fanellën e Esteghlalit në Iran. Futbollisti shqiptar ka shënuar sërish në kampionat, duke regjistruar golin e tij të katërt në vetëm nëntë ndeshje të zhvilluara këtë sezon. Sulmuesi ka lënë gjurmën e tij edhe në përballjen kundër Chadormalusë, ku skuadra e tij luajti në transfertë. Asani u shfaq vendimtar në minutën e 29-të, kur përfitoi nga një top i ardhur nga krahu i majtë dhe tundi rrjetën me të majtën, duke i dhënë përkohësisht avantazhin Esteghlalit me rezultatin 1-0. Ky realizim konfirmon formën e mirë të futbollistit shqiptar, i cili po kontribuon me gola si në kampionatin iranian, ashtu edhe në ndeshjet e Ligës së Kampioneve të Azisë. Me katër gola të shënuar pas nëntë javësh, Asani...