Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Japonia në alarm, mbi 470 tërmete të njëpasnjëshme goditën zinxhirin e ishujve
Më shumë se 470 tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur një zinxhir ishujsh të largët në Japoninë jugore që nga e shtuna, sipas agjencisë kombëtare meteorologjike, që i ka nxitur banorët të “jenë vigjilentë”. Nuk u raportuan dëme të mëdha pas serisë së dridhjeve me magnitudë të paktën një ballë të shkallës Rihter japoneze, të cilat u ndjenë lehtë nga ata që ishin brenda ndërtesave. Tërmetet më të forta të regjistruara që nga e shtuna ishin dy me magnitudë 5.1, njëri të dielën dhe tjetri të martën. Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha në një deklaratë se kishte vëzhguar 474 tërmete...