“Japim dhe jetën për të mos humbur”! Luajmë kundër Spanjës, Alban Bushi: Do doja të hyja dhe vetë në fushë

“Japim dhe jetën për të mos humbur”! Luajmë kundër Spanjës, Alban Bushi: Do doja të hyja dhe vetë në fushë

Kombëtarja U21 do të luajë dy ndeshje miqësore në datat 13 dhe 17 nëntor, përkatësisht ndaj Spanjës dhe Luksemburgut. Trajneri Alban Bushi ka prezantuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për këto dy sfida, teksa për fshf.org ka komentuar zgjedhjet e tij dhe pritshmëritë për dy përballjet e radhës. “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe shumë të forta. Luksemburgu është një ekip shumë i mirë, që është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. Na ka mundur 1-0 dhe tashmë kemi mundësinë të marrim një lloj revanshi në fushën tonë, pasi luajmë përpara tifozëve tanë, pas pothuajse një viti.   Mendoj dhe besoj se të dyja ndeshjet, si këto të tanishmet, ashtu edhe ato të marsit, mendojmë t’i zhvillojmë në Air Albania, për...