Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Janë regjistruar 43 kallëzime për krimet zgjedhore”, Dumani: 40 materiale u dërguan për kompetencë pranë prokurorive të rretheve
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani deklaroi se janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. Sipas tij, janë regjistruar 43 procedime penale, ndërsa për 43 raste të tjera është vendosur mosfillimi i procedimit penal. “Janë 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore. 43 materiale kallëzuese janë regjistruar si procedime penale, kanë kaluar në fazën e hetimit, për 43 është vendosur mosfillimi i hetimit, 40 materiale janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, 17 materiale janë bashkuar me materiale të tjera ekzistuese dhe një pjesë është në proces verifikimi”, tha Dumani. Top Channel