Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Janë dhe 36 mijë zarfe pa dorëzuar”, Rama thirrje votuesve nga diaspora: Ka akoma kohë, mos prisni që të vijnë t’ia u marrin, çojini te DHL
👁3286
Kryeministri Edi Rama ka bërë një apel për diasporën shqiptare, duke kërkuar dorëzimin e zarfeve të votimit. Rama ka përmbledhur të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri tani, duke shprehur kënaqësi për pjesëmarrjen e lartë, por edhe shqetësim për numrin e madh të zarfeve të pa dorëzuara, veçanërisht në Greqi, ku konfuzioni i shkaktuar nga kompania shpërndarëse ka ndikuar negativisht. Rama theksoi rëndësinë e këtij procesi historik dhe u bëri thirrje shqiptarëve në Itali, Greqi, Gjermani, Amerikë dhe Britani të dorëzojnë zarfet brenda afatit të caktuar. “Jam duke u nisur ne Fushë-Krujë, por ndërkohë po shikoj të dhënat...