“Jan nis me t’vra”/ Kërcënohet sërish me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

“Jan nis me t’vra”/ Kërcënohet sërish me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme për jetën dhe sigurinë e saj personale. Një tjetër email kërcënues ka ardhur në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës. Ndryshe edhe javë më parë presidentja Vjosa Osmani ishte kërcënuar po ashtu përmes adresës zyrtare të institucionit që ajo drejton. “Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, ishte shkruajtur në mesazhin e mëhershëm kërcënues. Nga Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë bënë të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e kryerësit të mundshëm...
Burimi: Javanews.al