‘Jam udhëheqës i milicisë serbe’, mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shqiptare, zbulohet burimi i e-mailit
Disa prej institucioneve shtetërore të vendit kanë marrë email-e kërcënuese, përmes të cilave pretendohet se është vendosur një mjet shpërthyes dhe paralajmërohet hakmarrje ndaj tyre. Në mesazhet e dërguara, autori prezantohet si “udhëheqës i milicisë serbe” dhe përdor gjuhë kërcënuese ndaj institucioneve që kanë marrë komunikimet. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se e-mail është nisur nga Unitropico, Universiteti Ndërkombëtar i Tropikut Amerikan, një universitet publik në Yopal, Kolumbi. Nga domeni i tij është nisur e-maili me emrin Eduardo Padilla Lopez. Lidhur me ngjarjen në fjalë Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit....
Burimi:
syri.net