“JAM LODHUR DUKE PARË MYSLIMANËT TË PËRÇMOHEN!” – Bill Clinton citon Kuranin dhe jep mesazhin e fortë që po bën jehonë
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka bërë një deklaratë të fortë në mbrojtje të myslimanëve, duke dënuar përçmimin e njerëzve për shkak të besimit të tyre fetar dhe duke cituar Kuranin për të përcjellë një mesazh që shkon përtej politikës amerikane. “Jam lodhur nga njerëzit që i përçmojnë myslimanët vetëm sepse janë myslimanë.” Me këto fjalë, Clinton iu drejtua pjesëmarrësve në një aktivitet ndërfetar në Florida, më 20 tetor, duke kritikuar klimën e përçarjes, gjuhën e urrejtjes dhe politikat që i ndajnë njerëzit në bazë të identitetit të tyre. Por pjesa më domethënëse e fjalimit ishte momenti kur ish-presidenti amerikan iu referua Kuranit. Clinton tregoi se vajza e tij, Chelsea, e kishte lexuar librin e shenjtë të myslimanëve nga fillimi në fund kur ishte vetëm 15...
Burimi:
ntv.al