“Jam afeksionuar me…”/ Heidi Baci habit me deklaratën: O çuna, a besoni…

“Jam afeksionuar me…”/ Heidi Baci habit me deklaratën: O çuna, a besoni…

Heidi Baci ka folur për eksperiencën e saj si moderatore e programit “Për’puthen”, sfidat e drejtimit të emisionit, raportin me konkurrentët dhe kolegët, si dhe rrugëtimin e saj në televizion, gjatë një interviste në një emision televiziv. Baci u shpreh se drejtimi i “Për’puthen” përbën një eksperiencë krejtësisht të ndryshme nga projektet e saj të mëparshme, pasi këtë herë përballet drejtpërdrejt me emocione të forta, histori dashurie dhe situata të tensionuara mes konkurrentëve. “Ka një natyrë komplet ndryshe nga emisionet që kam bërë më parë. Aty jam realisht në kontakt me njerëz të cilët do të vihen në provë për emocionet e tyre. Madje emocionet e dashurisë janë ato që na ndezin më shumë, na revoltojnë më shumë dhe na prekin më shumë”, tha ajo....