Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ja si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës, parashikimi i motit sot
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Temperaturat do të variojnë nga 18-34 gradë celcius. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.