“Ja se si doli në dritë”, Rama poston foto nga Lungomarja pas aksionit për lirimin e hapësirës publike

“Ja se si doli në dritë”, Rama poston foto nga Lungomarja pas aksionit për lirimin e hapësirës publike

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale ‘fytyrën’ e re të Lungomares në Vlorë, pas aksionit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara. “VLORA sot pasdite Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre”,- shkruan Rama.
Burimi: Javanews.al