Ja për çka gënjeu Erih Maria Remark!
Romancieri gjerman Erih Maria Remark, mbetet një ndër shkrimtarët më të suksesshëm të shekullit të njëzet. Vepra e Remark është mirëfilli portreti i një brezi, që i entuziazmuar braktisi bankat e shkollës për të shkuar në front. Që vdiq në dhëmbëzat e makinerisë torturuese të luftës. Në të vërtetë, në fillim të shekullit të 20-të, njerëzit ishin të etur për Luftën e Parë Botërore. Ishte një periudhë ndryshimesh rrënjësore dhe pasigurie. Përparimi teknik vendosi ritmin – fabrikat, makinat, zbulimet shkencore. Në shoqërinë patriarkale kishin filluar të formoheshin plasaritjet. Gratë po rebeloheshin kundër roleve të përcaktuara dhe po kërkonin më shumë të drejta. Disa “tradita” po merrnin fund, ndërsa risitë po përqafoheshin me një ritëm të përshpejtuar, duke i trullosur njerëzit – veçanërisht burrat. Shumica menduan...
Burimi:
kultplus.com