Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ja kush është deputetja që i mori mandatin Zegjine Çaushit
Maldrita Bardho do të jetë deputete në Parlament, pasi i zuri vendin në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushit. Pas rinumërimit të votave, Bardho i mori vendin Çaushit, pasi asaj iu shtuan vota ndërsa Çaushit iu ul numri i votave. Bardho është një profesioniste në farmacologji dhe biologji-kimi. Ajo ka lindur më 14 mars 1984 në Fier dhe ka përfunduar studimet në Universitetin Kristal, ku mori diplomën e Shkencave në Farmaci. Më parë, ka përfunduar edhe një diplomë të Nivelit të Dytë në Biologji-Kimi nga Universiteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë.