Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ja dy kushtet që Rusia i ofron Ukrainës për të arritur armëpushimin
Rusia ka paraqitur dy propozime konkrete për arritjen e një armëpushimi me Ukrainën, sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse. Sipas agjencisë së lajmeve RIA, Moska i ka dorëzuar Kievit dy alternativa, me kërkesa që pritet të ngjallin reagime të forta. Opsioni i parë parashikon që Ukraina të tërheqë plotësisht forcat e saj ushtarake nga katër rajone, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, të cilat Rusia i konsideron si pjesë të territorit të saj sovran. Këto zona janë aktualisht pjesërisht nën kontrollin rus pas pushtimit të filluar në shkurt të vitit 2022. Opsioni i dytë është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila përfshin...