Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izraeli vret kreun e financave të Hamasit në sulm ajror në Rripin e Gazës
Kreu i financave të Hamasit, Ibrahim Abu-Samala, u vra të martën në një sulm ajror të ushtrisë izraelite në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, njoftoi Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Abu-Samala konsiderohej një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-zëvendës komandantit të krahut ushtarak të Hamasit, Maruan Issa, i cili u vra në mars të vitit 2024. Ai luante një rol kyç në menaxhimin dhe financimin e organizatës. Sipas IDF, Abu-Samala ishte përgjegjës për buxhetin e krahut ushtarak gjatë konfliktit, duke organizuar rrjedhën e miliona dollarëve drejt Rripit të Gazës përmes kontrabandës dhe transportit ilegal. “Forcat izraelite theksojnë...