‘Izraeli vijon të mbetet kërcënim për Iranin’, thotë shefi i ushtrisë

‘Izraeli vijon të mbetet kërcënim për Iranin’, thotë shefi i ushtrisë

Kërcënimet nga Izraeli vazhdojnë, deklaroi kreu i ushtrisë iraniane, Amir Khatami, sipas mediave shtetërore. "Një kërcënim prej 1% duhet të konsiderohet si një kërcënim 100%. Nuk duhet të nënvlerësojmë armikun dhe të mendojmë se kërcënimet e tij kanë përfunduar," u shpreh Khatami për agjencinë zyrtare të lajmeve IRNA, duke shtuar se fuqia raketore dhe e dronëve e Republikës Islamike ‘mbetet aktive dhe gati për veprim.’ Në qershor, Izraeli dhe SHBA ndërmorën sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë të ashtuquajturit luftë 12-ditore, në të cilën Teherani reagoi me disa sulme me raketa dhe dronë kundër Izraelit. Muajin e kaluar, ministri izraelit...