Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli sulmon objektivat e Huthit në Jemen
Ndërsa udhëtonte për në Uashington, Benjamin Netanyahu miratoi sulmet izraelite ndaj objektivave të rebelëve Huthi në Jemen. Media izraelite “The Times of Israel” raporton se Netanyahu miratoi sulmet nga avioni i tij dhe vazhdoi të merrte përditësime mbi operacionin. Sulmet u konfirmuan nga ministri i mbrojtjes i vendit, Israel Katz, i cili tha se ato u kryen për shkak të sulmeve të përsëritura nga grupi rebel i mbështetur nga Irani ndaj Izraelit. Ushtria izraelite sulmoi objektiva në portet Hodeidah, Ras Issa dhe Salif, si dhe termocentralin Ras al Khatib, i cili thuhet se kontrollohet nga rebelët Huthi. Top Channel