Izraeli sulmon 6 aeroportet e Iranit: Shkatërruam mbi 15 avionë në pistat e tyre

Izraeli sulmon 6 aeroportet e Iranit: Shkatërruam mbi 15 avionë në pistat e tyre

Ushtria izraelite bën me dije se gjatë orëve të fundit ka ndërmarrë sulme ndaj 6 aeroporteve në Iran ku ka shkatërruar mbi 15 avionë dhe pistat e tyre. Në një postim në rrjetet sociale, IDF informon se aeroportet që u shënjestruan ishin në pjesën lindore dhe perëndimore të Iranit. Sipas ushtrisë izraelite nga sulmet u shkatërruan avionë luftarake F-15 dhe F05, një avion mallrash dhe një helikopter Cobra. Ndërkohë është ende e paqartë se kur këto sulme kanë ndodhur dhe nuk ka as një reagim nga Irani në lidhje me to.
Burimi: Javanews.al