Burimi:
Opinion.al

Izraeli shpeshton sulmet në Gazë, godet me raketa një spital
👁4704
Izraeli e ka goditur me raketa një spital në veri të Gazës mëngjesin e së dielës, duke i detyruar pacientët të evakuohen.Sulmet e ushtrisë izraelite janë shpeshtuar në të gjithë Rripin e Gazës ditët e fundit. Sulmi ndaj Spitalit Al-Ahli në qytetin e Gazës u krye para agimit, pasi Izraeli kishte lëshuar një paralajmërim për evakuim, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.Një pacient vdiq gjatë evakuimit, pasi stafi mjekësor nuk arriti t’i jepte kujdes të menjëhershëm mjekësor, sipas Ministrisë. Spitali, i cili...