Izraeli shpall pauzë në Gaza për ndihmat, IDF mohon urinë masive, kamionët e parë me ushqime nga Egjipti

Izraeli shpall pauzë në Gaza për ndihmat, IDF mohon urinë masive, kamionët e parë me ushqime nga Egjipti

Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka kryer një operacion ajror për hedhjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, ku mijëra palestinezë përballen me rrezikun e urisë masive. “Në përputhje me udhëzimet e ekzekutivit, IDF ka kryer së fundmi një hedhje ajrore ndihmash humanitare, si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar hyrjen e ndihmave në Rripin e Gazës,” thuhet në një postim të forcave izraelite në Telegram. Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se kamionë me ndihma humanitare kanë nisur lëvizjen nga Egjipti drejt Gazës. Izraeli ka njoftuar se nga sot do të krijohen “korridore humanitare” për të garantuar qarkullimin e...