Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli nuk ndalet pas bombardimeve, ushtria nis ofensivën tokësore në Rripin e Gazës
👁5805
Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë të re tokësore në shkallë të gjerë në veri dhe jug të Rripit të Gazës, e mbështetur nga sulme ajrore intensive. Lajmi u konfirmua nga zyrtarë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), të cilët thanë se operacioni ka për qëllim “thyerjen e aftësive luftarake të armikut”. Shefi i shtabit të IDF-së, Herzi Halevi, deklaroi se ofensiva do të vazhdojë derisa forcat palestineze të neutralizohen plotësisht në zonat ku po veprohet. Ai shtoi gjithashtu se ushtria do të lejojë fleksibilitet për lidershipin politik në lidhje me çdo marrëveshje të mundshme për lirimin e pengjeve....