Izraeli kërcënon Sirinë me ndërhyrje ushtarake, ‘mbroni pakicën e druzëve’

Izraeli kërcënon Sirinë me ndërhyrje ushtarake, ‘mbroni pakicën e druzëve’

Ministri i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi sot qeverinë e përkohshme siriane që do të ndërhyjë ushtarakisht nëse kjo e fundit vijon sulmet ndaj druzëve. Në përleshjet  midis pakicës së druzëve dhe grupeve siriane kanë humbur jetën mbi 100 persona. Katz thekson se qeveria siriane duhet të parandalojë sulmet ndaj druzëve, pasi sipas tij, ajo mban përgjegjësi për jetën e civilëve në vend. "Nëse sulmet kundër druzëve vazhdojnë dhe regjimi sirian nuk arrin t'i parandalojë ato, Izraeli do të përgjigjet me forcë të konsiderueshme", tha Katz. Syri.net-CNN.gr.
Burimi: Syri.net