Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli dënon vendimin e Kanadasë për njohjen e shtetit palestinez, ambasada izraelite: Po forconi pozitat e Hamasit në negociata
Diplomacia izraelite dënoi qëllimin e qeverisë kanadeze për të njohur shtetin palestinez, duke e përshkruar njoftimin e bërë nga kryeministri Mark Carney si pjesë të një “fushate të çoroditur ndërkombëtare presioni” që do të “forcojë pozicionin e Hamasit në tryezën e negociatave në një kohë kritike”. “Njohja e një shteti palestinez në mungesë të një qeverie përgjegjëse, institucioneve funksionale dhe një qeverie me qëllime të mira” është e barabartë me “shpërblimin dhe legjitimimin e barbarisë monstruoze të Hamasit më 7 tetor 2023”, tha ambasada izraelite në Ottawa në një deklaratë. Presidenca franceze mirëpriti qëllimin e Kanadasë për të njohur shtetin...