Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli bombardon selinë e ushtrisë siriane në Damask: Nuk i braktisim druzhët!
Izraeli bombardoi këtë të mërkurë selinë e ushtrisë siriane në Damask dhe zonën përreth Pallatit Presidencial, pasi paralajmëroi qeverinë e udhëhequr nga islamistët që ta linte pakicën druzhe të qetë në zemër të Sweidës, ku përleshjet sektare kanë vrarë gati 250 persona. Nga pamjet e publikuara, shihen retë e mëdha të tymit që mbuluan qendrën e Damaskut pas sulmit izraelit, që vrau të paktën 3 persona dhe plagosi 34 të tjerë. Forcat qeveritare siriane hynë të martën në qytetin Sweida, me shumicë druzhe, për të mbikëqyrur një armëpushim të rënë dakord me udhëheqësit e komunitetit druzhe, pas përleshjeve me fiset...