Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Izmir Smajlaj zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Atletikës, reagon Luiza Gega: U punua fort kundër meje
👁4651
Izmir Smajlaj, rekordmeni kombëtar në kërcim së gjati dhe një nga figurat më të njohura të atletikës shqiptare, është zgjedhur President i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës. Ai ishte kandidati i vetëm në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore, pasi ish-presidenti Taulant Stërmasi u tërhoq nga gara. Smajlaj do të drejtojë Federatën për një mandat 4-vjeçar. Përveç zgjedhjes së presidentit, u miratua edhe përbërja e re e Kryesisë së Federatës. Anëtarët e rinj janë Vaso Selenica, Emiljana Ciko, Gledis Hallunaj, Oltion Luli, Zhuje Bajko dhe Vladimir Gjonaj. Zhvillimet e fundit kanë ngjallur reagime në komunitetin sportiv, përfshirë edhe nga kampionia Luiza...