Ivi Kaso paralajmëron: Ngërçi në Gjykatën e Posaçme rrezikon lirime nga burgu
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ngriti shqetësimin për pasojat që mund të sjellë ngërçi mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Dhomës së Avokatisë. Gjatë një mbledhjeje të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunim dhe Mbikëqyrje Institucionale, ai paralajmëroi se bojkoti i avokatëve mund të ndikojë si te qytetarët që presin vendimmarrje gjyqësore, ashtu edhe te afatet procedurale të çështjeve penale. Kaso u shpreh se zvarritja e proceseve mund të sjellë pasoja për masat e sigurisë dhe afatet e paraburgimit, përfshirë rastet që lidhen me persona të dyshuar për krim të organizuar dhe korrupsion të nivelit të lartë. Sipas tij, ekziston rreziku që disa çështje të përfundojnë pa një shqyrtim në themel, për shkak të përfundimit të afateve procedurale. Deputeti...
Burimi:
ntv.al