Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ivanka Trump tregon aftësitë në sërf gjatë pushimeve të saj në Kosta Rika
👁8267
Surfing me… Ivanka Trump. Vajza e presidentit amerikan po shijon momente relaksi në Kosta Rika, konkretisht në plazhet e Santa Terezës, ku është parë duke bërë sërf. E veshur me një rroba banje bardh e zi, ajo testoi aftësitë e saj të sërfit në një dërrasë blu dhe siç shihet edhe në videon e mëposhtme, nuk ia doli aspak keq. Sipas TMZ, i pranishëm ishte edhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner. Kushner është bërë një ekspert që kur u transferua në Miami. Top Channel