Ivan Turgenev, ylli i penelatave të dritshme, që nuk u shua nën hijen e Tolstoit dhe Dostojevskit
Po, ka shkrimtarë që i mbulon koha me tisin e pluhurt të harrimit. Siç ka të tjerë që koha i mbulon me lavdinë e më të mëdhenjve, duke i shndërruar ata në diej shpirtërorë të mendimit dhe kumtit. Por ka edhe shkrimtarë që, pavarësisht se në qiellin e tyre lindën diej si Tolstoi e Dostojevski, vazhdojnë të ndriçojnë me dritën e tyre. Ivan Turgenevi ishte njëri prej tyre. Më 3 shtator 1883, në Bougival, pranë Parisit, u shua jeta e njërit prej zërave më të rafinuar të realizmit rus. Ishte larguar fizikisht nga Rusia, por Rusia nuk ishte larguar kurrë prej tij. Përkundrazi, sa më shumë distancohej prej saj, aq më qartë e dëgjonte zërin e saj, aq më thellë i shihte plagët, bukurinë, kontradiktat...
Burimi:
kultplus.com