Iu zhvatën 7 mln euro shtetasve gjermanë, SPAK thellon hetimet për “Bluenergycall”, ekzekuton 8 masa sigurie, 3 në kërkim

Iu zhvatën 7 mln euro shtetasve gjermanë, SPAK thellon hetimet për “Bluenergycall”, ekzekuton 8 masa sigurie, 3 në kërkim

foto ilustruese TIRANË-SPAK ka thelluar hetimet lidhur me grupin e mashtrimit përmes Call Center-it “Bluenergycall” në Tiranë, i cili është nën hetim që prej vitit 2021. Hetimi lidhet me procedimin penal nr. 300/1 të vitit 2021 dhe është vijim i veprimeve hetimore të nisura pas kontrolleve dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike në ambientet e qendrës së thirrjeve “Bluenergycall shpk”, në rrugën e Kavajës, Condor Center, Tiranë, më 16 mars 2022.  Këtë herë, hetuesit kanë identifikuar persona të tjerë të dyshuar si pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal, duke çuar në lëshimin e 11 masave të sigurisë. SPAK ka ekzekutuar 8 prej tyre, 3 “arrest me burg”, 3 “arrest në shtëpi” dhe 2 “detyrim paraqitjeje”, ndërsa 3 persona nuk janë gjetur gjatë kontrolleve. Nga provat e sekuestruara dhe...