Iu gjetën drogë në banesë/ Arrestohen dy të rinj shqiptarë në Greqi, sekuestrohen 5 pako me kanabis dhe 240 euro

Iu gjetën drogë në banesë/ Arrestohen dy të rinj shqiptarë në Greqi, sekuestrohen 5 pako me kanabis dhe 240 euro

Autoritetet greke kanë vënë në pranga dy shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Të arrestuarit raportohet se janë dy të rinj të moshës 19 dhe 20 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e tyre në Mudania në Chalkidiki, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të lëndës narkotike kanabis në total pesë pako. Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar një peshore elektronik, 2 telefona celularë dhe 240 euro.
Burimi: Syri.net