Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Iu gjet kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë
👁11504
Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi gjatë kontrollit iu gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar si Arkel Jani. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njopfton policia. Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.