Iu gjet 1 dozë kokainë, në pranga Ergys Isufi, kandidat i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Iu gjet 1 dozë kokainë, në pranga Ergys Isufi, kandidat i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Ergys Isufi VLORË- Kandidati për deputet i koalicionit 'Nisma Shqipëria Bëhet', Ergys Isufi është vendosur në pranga pasi iu gjet me vete një dozë kokainë. Sipas të dhënave të deritanishme, raportohet se gjatë kontrollit, në momentin që i është zbuluar lënda narkotike, Isufi ka tentuar që të arratiset, por është neutralizuar në kohë nga Policia.  Aktualisht, Policia po ushtron kontrolle edhe në banesën e tij në Sarandë. Megjithatë, Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Isufit.  Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” lidhur me arrestimin e kandidatit të tyre....
Burimi: Zeri.ai