Iu dha ‘Salillarit’/ Anulohet tenderi 5.3 milionë euro për ndërtimin e burgut në Kukës

Iu dha ‘Salillarit’/ Anulohet tenderi 5.3 milionë euro për ndërtimin e burgut në Kukës

Pëllumb Salillari TIRANË- Anulohet vetëm pas dy muajsh një tender me vlerë 5.3 milionë euro, i dhënë në mënyrë tepër të dyshimtë firmës “Salillari”. Në datën 12 maj 2025, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me në krye Klevis Qosen, shpalli fitues Pëllumb Salillarin në tenderin e majmë për të ndërtuar burgun e Kukësit. Por, vetëm pas 2 muajsh, e njëjta drejtori ia ka anuluar në mënyrë të beftë, duke ngritur shumë pikëpyetje për të gjithë procedurën. A ka mashtruar firma në fjalë për dokumentet e paraqitura? A mos vallë ka paraqitur të dhëna të rremë?...
Burimi: Zeri.ai