Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Italia shtrëngon rregullat për monopatinat elektrike, targa të detyrueshme dhe masa të reja sigurie
Italia ka miratuar një dekret të ri që forcon ndjeshëm rregullat për përdorimin e monopatinave elektrike në rrugët urbane. Vendimi, i ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, synon të rrisë sigurinë dhe të nxjerrë këto mjete nga “anonimati” me të cilin janë shoqëruar deri më tani. Sipas dispozitave të reja, çdo monopatinë elektrike duhet të pajiset me një targë identifikuese, e cila do të vendoset në një vend të dukshëm. Kjo masë vjen pas një sërë aksidentesh, ku mungesa e identifikimit të mjeteve ka bërë të pamundur ndëshkimin ose përgjegjësimin ligjor. Po ashtu, targa do të shërbejë si një...