Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës
Virusi i Nilit Perëndimor ka marrë një tjetër viktimë në Itali. Një burrë 77-vjeçar ndërroi jetë në agim në Institutin “Spallanzani” në Romë, ku ishte shtruar pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes shëndetësore. Ai kishte kryer një transplant zemre në vitin 2014, vuante nga dështimi kronik i veshkave dhe po trajtohej në Spitalin “San Camillo-Forlanini”. Burri jetonte në Isola del Liri, në provincën e Frosinones, por dyshohet se është kafshuar nga mushkonja bartëse e virusit në zonën turistike Baia Domizia, në provincën e Casertas. Ky është rasti i dytë fatal pas vdekjes së Filomena Di Giovangiulio, 82 vjeç, e...