Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Italia mes vapës dhe motit të keq, përmbytje në Friuli-Venezia Giulia, alarmi vazhdon në 12 rajone
Alarmi për fenomene ekstreme vazhdon në 12 rajone të Italisë. Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin portokalli për ditën e sotme në Lombardi si dhe në pjesën më të madhe të rajoneve Veneto dhe Friuli Venezia Giulia. Paralelisht, është vlerësuar një alarm i verdhë për Trentino-Alto Adige, Toskanë, Lazio, Umbria, Marche, Campania, si edhe për disa zona të Piemonte-s, Ligurisë dhe Emilia-Romagna-s. Ky alarm është pasojë e motit të keq që ka përfshirë gadishullin që nga fundjava, pas një vale të fortë të nxehti që ka përshkuar vendin nga veriu në jug gjatë ditëve të fundit. Në zonat veriore tashmë janë...