Italia kërkon nga OKB-ja vëmendje më të madhe ndaj Ballkanit Perëndimor

Italia kërkon nga OKB-ja vëmendje më të madhe ndaj Ballkanit Perëndimor

Antonio Tajani në Nju Jork për Asamblenë e 81-të të Përgjithshme të OKB-së, Ballkani Perëndimor dhe integrimi evropian në fokusin e Italisë Nga Alba Kepi Ministri i Jashtëm italian e Zëvendës Kryeministri Antonio Tajani do të qëndrojë nga 21 deri më 24 shtator në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së 81-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Tema e këtij viti është “Rikthimi i besimit, menaxhimi i transformimit: një Organizatë e Kombeve të Bashkuara në shërbim të të gjithëve, që i jep liderëve botërorë mundësinë të diskutojnë sfidat me të cilat përballet sistemi shumëpalësh dhe nevojën për forcimin e kapaciteteve të OKB-së për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive këtyre sfidave. Në axhendën e delegacionit italian një vend të rëndësishëm...