Italia e paralizuar në transport, Meloni nxjerr paketën e emergjencës

Italia e paralizuar në transport, Meloni nxjerr paketën e emergjencës

Pas disa ditësh bllokadash dhe vështirësish në transport, qeveria italiane ka prezantuar një paketë masash financiare për të mbështetur sektorët e prekur nga rritja e çmimeve të karburantit. Kryeministrja Giorgia Meloni njoftoi, pas mbledhjes së qeverisë, një ligj emergjent që parashikon ndihmë për transportin, bujqësinë dhe peshkimin, ndërsa paralelisht kërkoi rikthimin e qarkullimit normal të mallrave. Meloni deklaroi se i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi, t’u përgjigjet kërkesave të shoqatave që përfaqësojnë transportuesit, fermerët dhe shpërndarësit. Sipas saj, synimi është të garantohet lëvizja e lirë e mallrave dhe furnizimi i bizneseve e qytetarëve, si dhe të shmangen spekulimet me çmimet që mund të shkaktohen nga ndërprerjet e furnizimit. Pjesë e paketës janë 60 milionë euro për një grant të pakthyeshëm që mbulon kostot...