Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Italia e kërkonte për grabitje e vrasje, 33 vjeçari jetonte në Tiranë
Një 33 vjeçar i kërkuar nga Italia për vepra të rënda penale është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Romës. Erjon Mera rezulton i dënuar me 8.6 vite nga Gjykata e Napolit, për 'Grabitje me armë'', ''Vrasje e mbetur në tentative'' dhe ''Armabajtje pa leje'' parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.