Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Italia digjet nga vala e të nxehtit: 18 viktima dhe alarm kombëtar
Italia po përballet me një valë të pazakontë të nxehti që prej më shumë se një jave, duke shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Shumica e tyre janë punonjës që kryenin punë fizike në ambiente të hapura gjatë pikës së vapës. Temperaturat ekstreme kanë mbushur spitalet, ku shumica e të shtruarve janë të moshuar që vuajnë nga dehidratimi apo goditjet e të nxehtit. Ekspertët klimatologë paralajmërojnë se kjo nuk është një situatë e përkohshme, por pjesë e një “reality të ri” të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, me qytete si Roma apo Parisi që përjetojnë tashmë verëra si Tunizia....