Itali/ U godit nga rryma elektrike, humb jetën punëtori 21 vjeçar nga Kosova

Itali/ U godit nga rryma elektrike, humb jetën punëtori 21 vjeçar nga Kosova

Një ngjarje tragjike është shënuar në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një i ri me origjinë nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.Viktima është identifikuar si Pashtrik Krasniqi, 21 vjeç. Sipas raportimeve të para nga mediat italiane, i riu po punonte në një platformë të ngritur në rreth 6 metra lartësi, ku po çmontonte skelat pas përfundimit të punimeve të rinovimit të një ndërtese.Dyshohet se gjatë procesit të çmontimit, ai ka prekur aksidentalisht një kabllo elektrike me pulpën e këmbës, çka ka rezultuar fatale për jetën e tij. Goditja nga rryma...