Itali/ Tre shqiptarë shkuan për të vjedhur, por u zbuluan nga pronari! I zoti i shtëpisë qëllon me armë, plagos njërin prej tyre

Itali/ Tre shqiptarë shkuan për të vjedhur, por u zbuluan nga pronari! I zoti i shtëpisë qëllon me armë, plagos njërin prej tyre

Salerno, Itali – Një tentativë vjedhjeje përfundoi me gjakderdhe në fshatin San Severino, në provincën e Salernos. Sipas mediave italiane, tre shqiptarë tentuan të vidhnin një shtëpi mbrëmjen e djeshme, por u pikasën nga pronari. Ky i fundit qëlloi me armë ndaj tyre dhe plagosi njërin prej shqiptarëve. I plagosuri u dërgua në spital me urgjencë, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij arritën të arratisen. Sipas rindërtimit nga karabinierët, tre shqiptarët hynë me forcë në shtëpi. Pronari, pasi vuru re praninë e hajdutëve, rrëmbeu një armë që e mbante ligjërisht dhe qëlloi, duke plagosur njërin prej tyre. Policia po vijon hetimet...
Burimi: Vizionplus.tv