Itali/ Tërmet me magnitudë 4.6 ballë godet Napolin

Itali/ Tërmet me magnitudë 4.6 ballë godet Napolin

Një tërmet me magnitudë 4.6 ka goditur qytetin e Napolit në Itali, duke u cilësuar sipas burimeve lokale si më i fuqishmi në 40 vitet e fundit në këtë zonë me densitet të lartë popullsie dhe aktivitet sizmik të shtuar. Lëkundjet ndodhën mesditën e sotme në zonën detare të Fushave Phlegraean. Tërmeti është ndjerë fort nga banorët, shumë prej të cilëve kanë dalë nga banesat e tyre për shkak të frikës, por fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.
Burimi: Syri.net