Itali/ Stuhi e fuqishme në Milano, humb jetën një grua 63-vjeçare

Itali/ Stuhi e fuqishme në Milano, humb jetën një grua 63-vjeçare

Milano u godit sot nga një stuhi e fuqishme me shi dhe erëra të forta. Një grua 63-vjeçare nga San Vittore Olona vdiq pasi një pemë e madhe ra në zonën e Robecchetto. Dy persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje. Pas periudhës së nxehtësisë afrikane, në veri të Italisë moti u përkeqësua me temperatura të ulëta dhe stuhira. 
Burimi: Syri.net