Itali, dënohet me 2 vjet e 4 muaj burg 25-vjeçari nga Kosova – kjo është arsyeja!

Itali, dënohet me 2 vjet e 4 muaj burg 25-vjeçari nga Kosova – kjo është arsyeja!

Një 25-vjeçar me origjinë nga Kosova, banues në Treviso të Italisë, është dënuar me **dy vjet e katër muaj burgim**, pas një procesi gjyqësor lidhur me përndjekje, kërcënime dhe fyerje ndaj xhaxhait dhe familjarëve të tij. Sipas mediave italiane, i riu ishte arrestuar më 11 nëntor 2025, pas një serie episodesh që kishin zgjatur rreth një muaj e gjysmë. Sipas akuzës, ai ishte paraqitur në mënyrë të përsëritur në lokalet e xhaxhait të tij në Paese dhe Susegana, ku dyshohet se kishte kërcënuar dhe fyer familjarët. Prokuroria e kishte lidhur konfliktin me një mosmarrëveshje për pronësinë e një pjese të pasurisë familjare në Kosovë. Sipas akuzës, gjatë kësaj periudhe kishte pasur edhe kërcënime, publikime në rrjetet sociale dhe dëmtime të pajisjeve, mobilieve dhe automjeteve të...