Ishte shpallur në kërkim, kapet nga Policia e Qarkullimit në Sarandë

Ishte shpallur në kërkim, kapet nga Policia e Qarkullimit në Sarandë

Policia njofton se shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, me fokus verifikimin e mjeteve dhe identifikimin e personave në kërkim, kapën shtetasin në kërkim K. V., 29 vjeç, banues në Himarë.     Për 29-vjeçarin nga Himara, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.   Në vijim të veprimeve procedurale, u krye ekzekutimi i vendimit nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.

Burimi: Sarandaweb.net