Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ishte pjesë e UÇK-së, Serbia i cakton një muaj paraburgim shqiptari të Kosovës! E akuzon për krime lufte
Foto ilustruese Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili, i cili u arrestua në Serbi më 22 korrik. Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet për krime lufte. Serbia pretendon se ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së. “Më 24 korrik 2025, Prokuroria për Krime Lufte në Beograd ka nxjerrë urdhër për fillimin e hetimeve ndaj L.H., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes për kryerjen e gjenocidit...